Viruset përhapen në mënyrë të frikshme në çdo moment dhe ne nuk e vëmë re këtë gjë. Por, një eksperimenti i realizuar së fundmi në Japoni tregon qartë si përhapen viruset, kur vetëm një person është i infektuar.
Eksperimenti simulon atmosferën në një restorant. Ajo është realizuar nga organizata e transmetimit publik NHK në bashkëpunim me ekspertë të shëndetit. Videoja tregon 10 persona që hyjnë në restorant, me një të veçuar si personi i “infektuar”.
Në fund të videos, pjesëmarrësit janë vendosur nën dritat e zeza duke ndriçuar se ku është përhapur “infeksioni”. Substanca, e përdorur për të sinjalizuar mikrobet, mund të shihet në ushqim, enë shërbyese dhe pllaka, dhe madje edhe në fytyrat e disa prej pjesëmarrësve.