Fëmijët nuk preferojnë më superheronjtë, si Spiderman e Batman. Në muralin e ri nga Banksy, këtë vend tani e kanë zënë punonjësit e shëndetësisë. Ata vazhdojnë të jenë në vijën e parë të luftës kundër covid-19, sipas “The Guardian”.
Një vepër e re arti nga Banksy është shfaqur në Spitalin e Përgjithshëm të Southamptonit. Piktura monokrome, rreth një metër katror, në bashkëpunim me menaxherët e spitalit në një sallë pranë departamentit të urgjencës.
Banksy, paraqet një fëmijë në gjunjë pranë një shporte, duke luajtur me një lodër që simbolizon figurën e infermieres.
Ai ka lënë në hije lodrat me “Spiderman” dhe “Batman”, në favor të një heroi të ri – infermierët!
Piktura do të qëndrojë në Spitalin e Përgjithshëm të Southamptonit, deri në vjeshtë, kur do të dalë në ankand për të mbledhur fonde për shëndetin publik.