MENU
klinika

“Mundësi historike”

“Kërcënim ekzistencial nëse rikuperimi ekonomik do jetë…”

13.05.2020 - 11:29

Rreziku i një rikuperimi të pabarabartë ekonomik nga kriza e koronavirusit paraqet një “kërcënim ekzistencial” për Bashkimin Evropian, ka thënë një nga politikëbërësit më të vjetër të saj ekonomikë.

Paolo Gentiloni, një ish-kryeministër italian dhe tani komisioneri i ekonomisë i BE, tha se blloku kishte gjithashtu një “mundësi historike” pasi po harton një plan për të shpëtuar ekonominë e Evropës.

Në një intervistë disa ditë pasi komisioni tha që Evropa kishte hyrë në “recesionin më të thellë ekonomik në historinë e saj”, Gentiloni tha se BE-së kishte nevojë për një “plan të rimëkëmbjes së shëndoshë” për të shmangur rreziqet e ndarjes ekonomike.

Në një intervistë disa ditë pasi komisioni tha që Evropa kishte hyrë në “recesionin më të thellë ekonomik në historinë e saj”, Gentiloni tha se BE-së kishte nevojë për një “plan të rimëkëmbjes së shëndoshë” për të shmangur rreziqet e ndarjes ekonomike.

Gentiloni është i shqetësuar që vendet nuk kanë të njëjtat burime për t’u rikuperuar nga kjo tronditje ekonomike. Vendet më të goditura – Greqia, Italia, Spanja dhe Kroacia – përballen me rënie të prodhimit ekonomik (PBB) mbi 9% në vitin 2020, ndërsa ekonomia e Gjermanisë do të kontraktohet me 6.5% dhe ajo e Austrisë me 5.5%. Ndërkohë vendet kanë nivele të ndryshme të burimeve shtetërore për të shpëtuar ndërmarrjet në vështirësi dhe paguajnë pagat e punëtorëve .

Gentiloni tha se kërkesat e ndihmës shtetërore nga vendet anëtare të BE ishin shumë të pabalancuara.

“Ajo që është e qartë është niveli i pabarabartë i rimëkëmbjes dhe rreziqet që krijon ky në tregun tonë të vetëm dhe konvergjenca e nevojshme, veçanërisht brenda zonës së euros. Kjo është diçka që madje mund ta përcaktoja si një kërcënim ekzistencial për ndërtimin e Bashkimit. Nëse duam të shohim nga një mënyrë më optimiste, nuk është vetëm një kërcënim ekzistencial, por gjithashtu në një farë kuptimi një mundësi historike për të mbushur boshllëkun që kemi në mjetet e përbashkëta të politikave ekonomike dhe fiskale” tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Civici: Si po përballohet kjo situatë emergjence?

ANALIZA/ “Filozofia’ e masave ekonomike ‘antikoronavirus”

Planet po hasin "shtrembërime të rënda"

CNN/ Si do e shpëtojë Europa ekonominë?