Në Shqipëri, jeta është në rrugën e duhur për t’u rikthyer në normalitet, restorantet dhe baret tashmë kanë hapur tarracat në natyrë dhe plazhet e hoteleve do të jenë të gatshme për t’ju pritur, që nga 1 qershori, shkruan faqja e njohur ndërkombëtare turistike, e specializuar sidomos për jahtet, evolutionyachting.co.
”COVID-19 duket se është nën kontroll, në të gjithë Europën. BE në bashkëresnim me qeveritë po punojnë sesi të rihapin kufijtë dhe të fillojnë të stimulojnë turizmin e verës. Ka shumë konfuzion, por ne jemi këtu, për t’ju ndihmuar, të merrni vendime të informuara se ku të lundroni këtë sezon. Me zyrat tona në 9 shtete në të gjithë Mesdheun, do të botojmë “gazeta” javore, që do t’ju japim udhëzimet më të fundit për covid-19, të vendit ku do të shkoni”, – shkruan evolutionyachting.co.
”Shqipëria ka shënuar një shkallë shumë të ulët të infeksioneve me covid-19, me vetëm 1 076 raste dhe 33 viktima deri më sot.
Vendi zbatoi masa të rrepta bllokimi, që mbeten në fuqi deri në fund të kësaj jave. Aktualisht, jahteve u lejohet të hyjnë në Shqipëri, me miratimin paraprak.
Kryeministri Rama, njoftoi se prej 1 qershorit, vendi do të hapë kufijtë për biznesin dhe turizmin, që do të thotë, se jeta është në rrugën e duhur për t’u rikthyer në normalitet. Restorantet dhe baret, tashmë i kanë hapur tarracat në natyrë dhe plazhet e hoteleve, do të jenë të gatshme për t’ju pritur, nga 1 qershori dhe me hapjen për publikun që nga data 10 e po këtij muaji”, – shton ajo.
Ku të shkoni?
Sarandë
”Saranda natyrisht, është me interes parësor. Mund të siguroni naftë dhe lubrifikante pa taksa, si për jahte komerciale, ashtu edhe për ato dhe private.
Gadishulli i Karaburunit
Gadishulli i Karaburunit ka shumë për t’u ofruar jahteve. Plazhet e vogla, si ai i Arushës, i Gramës dhe i Dafinës, dallohen për ujërat e kristalta dhe shpellat, veçanërisht “Shpella e skllevërve”. Në anën veriore, Shpella e Haxhi Aliut është shpella më e madhe në det, me një thellësi 18 metra dhe lartësi prej 30 metrash, që lejon vizitat me anije. Ana perëndimore e Karaburunit është një nga pikat më tërheqëse në bregdetin shqiptar, për dashamirët e zhytjes.
Gjiri i Porto Palermos
Gjiri i Porto Palermos është një nga gjiret më të bukura të bregdetit jonian, që ndodhet në veri të fshatit Qeparo. Kalaja e Ali Pashait mbi istëm, thuhet se është ndërtuar nga Ali Pasha, për nder të bashkëshortes së tij, Vasiliqisë, në shekullin XVIII. Ky monument i shquar, mund të shihet nga të gjitha këndvështrimet, por më së miri, mund të shihet nga kuverta e pasme e jahtit, në një mëngjes të qetë. Këtë zonë, mund ta ndash vetëm me peshkatarët e çuditshëm vendas dhe me gjithë çka ata kanë peshkuar gjatë ditës!” – përfundon faqja e njohur turistike, kushtuar kruyesisht jahteve, evolutionyachting.co.