MENU
klinika

Përfshin Italinë por jo SHBA...

Kina nis fluturimet charter me 8 vende

28.05.2020 - 08:29

Në kohën kur bota ende nuk e ka marrë veten nga virusi vdekjeprurës i përhapur prej saj, Kina po kërkon zhbllokimin e lidhjeve ndërkombëtare.

Sipas gazetës vendase atje, “Global Times”, Pekini po bëhet gati të nisë një “ linjë të gjelbërt”, një “korsi” preferenciale për fluturimet charter me 8 vende, mes të cilëve dhe Italinë, një prej shteteve të goditura më rëndë nga Covid 19 në mbarë botën por jo me SHBA-në.

Në listë figrojnë edhe Japonia, Koreja e Jugut, Singapori, Franca, Gjermania, Britania e Madhe e Zvicra. Të interesuarit mund të bëjnë kërkesë e cila do të shqyrtohet e autorizimi do të lëshohet për një periudhe kohe nga 3 deri në 7 ditë.

Me këtë lëvizje, synohet t`i jepet fund politikës “5-1”, të ndërmarrë në muajin mars, sipas të cilës cdo kompani ajrore ishte e autorizuar të mbulonte rrugën drejt një vendi të vetëm, nga një qytet kinez në një të huaj për jo më shumë se një fluturim në javë me qëllimin të kufizohej i rreziku i kthimit të infektimeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Komisionari për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Varhelyi

“BE-ja nuk po bën garë me ndihmat për Ballkanin”