MENU
klinika

Me të drejtë italianët dyshojnë...

“Kjo nuk është Evropa që duam! Pse të jemi pjesë e BE-së?”

05.05.2020 - 15:25

Nacionalistët italë kanë paralajmëruar liderët e Bashkimit Evropian për një pakënaqësi në rritje kundër bllokut për mënyrën e trajtimit të krizës financiare të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Liderëte Brukselit tashmë i kanë kërkuar falje Italisë për mosreagimin aq të shpejtë sa duhej, kur vendi u shndërrua në epiqendrën e shpërthimit në Evropë. Por shumë italianë ende mendojnë se vendi është braktisur nga fqinjët e tij.

Një studim i kohëve të fundit zbuloi se 67 përqind e italianëve besonin se të qenurit pjesë e Bashkimit Europian, ishte një disavantazh për vendin e tyre, nga 47 përqind në nëntor 2018.

Dhe partia nacionaliste “Vëllezërit e Italisë” thanë që BE, dhe veçanërisht Franca dhe Gjermania, tani duhet ta mendojnë të ardhmen e bllokut pa Italinë si anëtare. Eurodeputeti Pietro Fiocchi tha: “Kjo nuk është Evropa që duam. Vetëm shikoni se sa i ulët është indeksi i kënaqësisë së qytetarëve italianë kundrejt Bashkimit Evropian për momentin. Kjo duhet t’i detyrojë ata që i përkasin Bashkimit Europian, veçanërisht Gjermanisë dhe Francës, të mendojnë nëse është e vërtetë që Italia mund të mbështetet tek Evropa. A do të ishte BE njësoj, pa vendin tonë, veçanërisht pas Brexit?”.

L'imprenditore lecchese Pietro Fiocchi in corsa per le elezioni ...

Ekziston një mosmarrëveshje mes vendeve anëtare në lidhje me përgjigjen e unifikuar ekonomike ndaj krizës. Ministrat e financave do të takohen nesër për një paketë masash që synon krijimin e forcës më të madhe fiskale në mbarë Evropën.

Italia po bën presion që zona e euros të jetë shumë më ambicioze duke shitur obligacione për të ndihmuar në financimin e përpjekjeve masive të rindërtimit ekonomik.

Brukseli ka krijuar një fond shpëtimi të quajtur Mekanizmi Evropian i Stabilitetit të cilin vendet mund ta përdorin por shumë italianë kanë frikë se huazimi nga institucioni do të vinte me kushte të bashkangjitura dhe do të stigmatizonte vendin.

Dhe madje politikanët pro-BE kanë frikë nga një reagim që mund të çojë në thirrje për të lënë bllokun.

Calenda a Conte: "Sulle crisi aziendali pronto ad intervenire ...

Carlo Calenda, një ish-ministër dhe përfaqësues i përhershëm italian në BE, pranoi se kishte përjetuar një krizë besimi në institucionin për të cilin ka kaluar një jetë duke luftuar. Calenda, tha: “Ky është një kërcënim ekzistencial. Duhet të keni parasysh që partia ime është një nga partitë më pro-evropiane në Itali dhe tani kam anëtarë që më shkruajnë dhe më thonë: Pse duam të qëndrojmë në BE? Kjo është e padobishme. ‘

Italia po përballet me krizën e saj më të keqe që nga Lufta e Dytë Botërore me më shumë se 29,000 vdekje nga koronavirusi dhe shumë problem ekonomike.

Muajin e kaluar Presidenti italian Sergio Mattarella paralajmëroi se e ardhmja e Evropës është në rrezik nëse institucionet e saj nuk tregojnë solidaritet me vendin e tyre.

Ai tha: “Shpresoj që të gjithë ta kuptojnë, para se të jetë vonë.”

Përkthyer dhe përshtatur nga Express UK/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN