Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot një lajm të mirë për të gjithë ata që kanë një kredi, ndërsa theksoi se pagesa e kësteve të tyre do të shtyhen sërish me 3 muaj.
Përmes një statusi në ‘Facebook’ kreu i qeverisë pohoi se bashkë me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko kishin firmosur vendimin.
MESAZHI I RAMES
? LAJM I MIRË
BASHKËFIRMOSËM ME GUVERNATORIN E BANKËS SË SHQIPËRISË NJË SHTYRJE TË MËTEJSHME TREMUJORE TË KËSTEVE TË KREDIVE DERI NË 31.08.2020 DHE GJITHASHTU BANKA E SHQIPËRISË MIRATOI NJË LEHTËSIM PËR BANKAT E NIVELIT TË DYTË, QË TË BËJNË RISTRUKTURIME PROAKTIVE TË KREDIVE DERI NË 31.12.2020 ME SHTRIRJE NJË OSE DISAVJEÇARE, SIPAS SHKALLËS SË VËSHTIRËSIVE TË ÇDO BIZNESI?