MENU
klinika

Ndikimi rus në Ballkan

‘Rusia po përdor propagandë mashtruese ndaj Kosovës’

29.10.2018 - 09:44

Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, ka thënë se në asnjë rrethanë Kosova dhe institucionet e saj të sigurisë, dukë përfshirë edhe FSK-në, nuk paraqesin kërcënim.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në Facebook, ka shkruar se rajoni do të përfitojë nga transicioni i FSK-së.

Ramadani ka thënë se Rusia po përdorë propagandë krejtësisht mashtruese kundër Kosovës.

Postimi i plotë i Ramadanit

Asnjëherë dhe në asnjë rrethanë, Kosova dhe institucionet e saj të sigurisë, përfshirë këtu FSK-në, nuk janë kërcënim.

Përkundrazi, ato janë multi-etnike, profesionale, kredibile dhe me diversitet më të madh etnik se popullata të cilës i shërbejnë. Këto institucione janë të trajnuara në standardet më të larta demokratike.

Rajoni do të përfitojë nga transicioni i FSK-së. Kosova kontribuon aktivisht në sigurinë rajonale dhe do ta rris kontributin.

Rusia po përdorë propagandë krejtësisht mashtruese kundër Kosovës, ndërsa Serbisë po i merr qindra miliona euro nga buxheti duke i shitur armatim përmes aferave të mëdha të korrupsionit. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarat e Sekretarit amerikan të mbrojtjes

“Rusia nuk mund ta zëvendësojë kurrë SHBA-në”

Euroskepticizëm apo eurorealizëm?

“Ballkanizimi” i Evropës


Kosova një hap më pranë anëtarësimit në KiE,

Petkoviç: Pranimi i Prishtinës zyrtare, gjest armiqësor karshi Serbisë

Vuçiç dhe Dodik trazojnë sërish Ballkanin

Dy liderët bashkojnë forcat për të shpallur “Botën Serbe”

“Serbia do shpallet shtet gjenocidal!”

Deklarata ‘bombë’ e Vulin: Dodik do arrestohet

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe reagon ashpër ndaj KiE

“Anëtarësimi i Kosovës, një gjest armiqësor ndaj nesh”