MENU
klinika

Gjysmë miliard euro dëm

“Korona” sjell krizën e librit në Gjermani

01.05.2020 - 18:21

        Përgjysmohet shitja e librave në Gjermani. Kjo, pasi libraritë kanë mbetur të mbyllura për javë të tëra. Por, prej datës 20 prill, libraritë në Gjermani janë hapur përsëri. Ato u mbyllën me detyrim për një muaj, përveç disave në Berlin, ku lejohej blerja, duke zbatuar rregullat e higjenës.

Megjithatë, dëmi financiar për këto javë në izolim, është i madh. Shifrat flasin për gjysmë miliardë euro.

Disa nga shtëpitë botuese gjermane, janë skeptike edhe kur të rihapen libraritë… Sipas tyre, shitjet s’do të përmirësohen shpejt.

“Njerëzit janë të shqetësuar për shëndetin dhe s’ma merr mendja se do të shpenzojnë para për libra” – shprehet Dirk Rehm, nga shtëpia botuese “Reprodukt”.

Shtëpitë botuese të vogla, janë më të prekurat nga koronavirusi. Anulimi i panairit të Lajpcigut, si dhe i takimeve të leximit kanë ndikuar shumë, duke i bërë librat “të padukshëm”.

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!