MENU
klinika

Jo vetëm probleme ekonomike

Koronavirusi ka krijuar krizë edhe në kufijtë e Evropës!

01.05.2020 - 15:25

Për Evropën, problemet e brendshme ekonomike e krijuar nga koronavirusi përzihet me problemet e jashtme të sigurisë, të shkaktuara nga kolapsi ekonomik.

Për shumë arsye, fqinjët jugorë dhe lindorë të Evropës mbeten shumë të prekshëm nga një skenar i tillë fatkeqësish.

Këto vende me të ardhura të mesme, përfshirë Turqinë, Ukrainën, Egjiptin dhe Marokun, nuk përfitojnë nga iniciativat globale si programet e lehtësimit të borxhit të udhëhequra nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cilat synojnë kombet më pak të zhvilluara. Megjithatë, atyre u mungojnë burimet e brendshme për të marrë veten nga recesioni i thellë që i pret. Mirëqenia e tyre ekonomike është dëmtuar edhe nga rënia ekonomike e lidhur me koronavirusin, duke ngjallur frikën për problem shumë të mëdha ekonomike dhe paqëndrueshmëri politike.

Një rekomandim kryesor i Strategjisë Globale të saj 2016 ishte të përmirësojë rezistencën politike dhe ekonomike të partnerëve të saj rajonal.

Por tani rezistenca ekonomike e fqinjëve të Evropës është qartësisht e rrezikuar. Një burim i madh të ardhurash për shumë nga fqinjët jugorë dhe lindorë të Evropës është turizmi. Në vitin 2018, të ardhurat nga turizmi si një pjesë e eksporteve totale të mallrave dhe shërbimeve arritën 41 përqind në Jordani dhe 25 përqind në Egjipt, sipas Organizatës Botërore të Turizmit të Kombeve të Bashkuara.

Të ardhurat nga turizmi i Turqisë përfshirë transportin ndërkombëtar ishin më të lartat me 37 miliardë dollarë, duke arritur në rreth 5 përqind të PBB-së. Ky burim i rëndësishëm i të ardhurave tani është vendosur të zhduket.

Rënia e industrisë së turizmit do të ketë gjithashtu pasoja të konsiderueshme për qëndrueshmërinë e punësimit. Për Jordaninë, Marokun dhe Tunizinë, turizmi siguroi rreth 7 përqind të punësimit të përgjithshëm, krahasuar me mesataren globale prej 3.8 përqind.

Ky hendek vjen në një kohë kur këto ekonomi po vuajnë gjithashtu nga një përmbysje globale e flukseve të kapitalit.

Fqinjët e Evropës janë vendosur të durojnë edhe më shumë vështirësi kur bëhet fjalë për pabarazitë e tregtisë. Ata do të jenë ndër më të prekurit nga rënia e vazhdueshme e kërkesës së konsumatorit në Evropë duke pasur parasysh besimin e tyre të rëndë në tregun kontinental. Pjesa e Bashkimit Evropian në eksportet e përgjithshme qëndron rreth 65 përqind për Marokun, 50 përqind për Turqinë dhe 43 përqind për Ukrainën.

Bota tani po dëshmon krijimin e një stuhie  në kufijtë e Evropës.

Kombinimi i ekonomisë recesionare, vështirësitë e bilancit të pagesave dhe rritja e papunësisë ka krijuar një sfidë të jashtëzakonshme.

Qeveritë do të vihen nën presion nga një grup gjithnjë e më i madh i qytetarëve të papunë dhe të shpërndarë.

Paqëndrueshmëria politike dhe ekonomike pasuese jo vetëm që do të krijonte kushtet për rritjen e radikalizmit në këto shoqëri të prekura por do të shkaktonte lëvizje të reja ndërkufitare dhe flukse refugjatësh nëpër Mesdhe.

Financat e Ankarasë ishin të dobëta para pandemisë, por kombinimi i borxhit të jashtëm, një krizë e shëndetit publik dhe një president që zgjedh të mbrojë reputacionin e tij  më shumë sesa njerëzit e tij mund të nënkuptojë një katastrofë.

Megjithatë, përgjigja e BE-së deri më tani ka qenë shumë “e ndrojtur”.

Shtë e kuptueshme që liderët e BE preferojnë t’i japin përparësi shoqërive të tyre në këtë kohë të nevojës akute. Por kjo detyrë nuk duhet të shihet si një lojë me shumë zero.

Ndihma për fqinjët nuk duhet domosdoshmërisht të “kanibalizojë” burimet e përcaktuara për të ndihmuar qeveritë e BE-së. Ekzistojnë të paktën dy mundësi.

Employees disinfect the streets and shops inside Istanbul's famous Grand Bazaar to prevent the spread of the coronavirus on March 18 in Istanbul, Turkey.

Së pari, ka pasur thirrje për FMN që të rrisë ndjeshëm të drejtat e tërheqjes speciale (të njohura si SDR) nga niveli aktual prej 286 miliardë dollarë në rreth 1 trilion dollarë si një mjet për të siguruar të gjitha vendeve më shumë burime për të luftuar ndikimin e virusit.

Por ky propozim është bllokuar nga qeveria amerikane. Uashingtoni me të drejtë argumenton se nga rritja do të përfitonin në mënyrë disproporcionale vendet më të pasura.

Së dyti, Banka Qendrore Evropiane (ECB) duhet të përfshihet në mënyrë më aktive në krijimin e marrëveshjeve të shkëmbimit me bankat qendrore të vendeve partnere. Sipas një skeme të tillë, vendet përfituese do të merrnin euro nga BQE kundrejt një kolaterali në monedhën e tyre.

Këto marrëveshje do t’u ofrojnë vendeve përfituese likuiditetin e këmbimit valutor dhe të rimbushin rezervat e tyre. Nuk ka asnjë arsye pse ECB nuk duhet të ndjekë gjurmët e Rezervës Federale të SHBA, e cila tashmë ka krijuar këtë mekanizëm me rreth 14 vende.

BE-ja më në fund është “e etur” për një përgjigje më të bashkërenduar ndaj krizës koronavirus.

Rreziku tani është që përgjigjet e qeverive evropiane të mbeten tepër introverte, dhe kryesisht të pavëmendshme për ashpërsinë e krizës rajonale.

Sinan Ulgen është kryetari i grupit të ekspertëve EDAM me qendër në Stamboll dhe një studiues vizitues në Carnegie Europe. 

Përkthyer dhe përshtatur nga Foreign Policy/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ç'mendon njeriu që formoi BE-në?

‘Mikrobi është kthyer në Evropë…’

Palmer mesazh të qartë Kosovës e Serbisë

“Bashkëpunoni në luftë kundër koronavirusit”