MENU
klinika

Në kërkim babai dhe një kosovar

Kthyen shtëpinë në laborator kanabisi, në pranga nënë e bir

01.05.2020 - 09:52

Një laborator droge është zbuluar në qytetin e Fier! Shtëpia e një 52-vjeçari me inicialet A.K, i shpallur në kërkim, kishte përshtatur banesën e tij me aparatura që shërbejnë për kultivimin dhe prodhimin e lëndës narkotike, ku kishin mbjellë 312 fidanë kanabis.

Për pasojë në pranga kanë rënë nënë e bir, Qamile Kapaj (nëna) 48-vjeç dhe Anxhelo Kapaj (i biri) 22 vjeç, e ndërsa janë shpallur në kërkim babai, Aleksandër Kapaj dhe një 33-vjeçar nga Kosova me inicialet F.B., 33 vjeç.

Uniformat blu bëjnë me dije se këta persona kishin bërë edhe lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin e paisjeve, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike, e për pasojë janë vënë në hetim 3 elektricistë. Këta të fundit, të identifikuar s G.M., E.M. dhe B.Q., akuzohen për shpërdorim detyre,

“Gjatë kontrollit të banesës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 312 fidanë të dyshuar Kanabis, të kultivuara, pajisjet të cilat kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike si dhe një pajisje presimi, gërshërë etj”, njofton policia.