MENU
klinika

Marubi: shekulli XIX

Kulla e Inglizit, aristokracia mesjetare në Shkodër

20.05.2020 - 15:00

         Ministrja e Kulturës, Margariti, ka publikuar sot një foto nga “Kulla e Inglizit”, një ndërtesë e shek. XIX –  dëshmi e periudhës së aristokracisë mesjetare në Shkodër.

“Diversiteti kulturor në monumentet e kulturës, vjen sot i ilustruar nga arkiva e një prej muzeve tanë, Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, – tha Margariti.

“Kulla e Inglizit, një ndërtesë e shek. XIX, e rikonstruktuar nga lordi anglez Padget kur u vendos në Shkodër. Brendësia u përshtat në përngjasim të kishave e të kapelave protestante. Kulla e Sahatit do të shërbente për të rrahur kambanat në orarin e liturgjisë, por pas ndërhyrjes së autoriteteve osmane, ndërtesa u përdor vetëm si banesë”, ka theksuar ministrja Margariti.

“Në 1949 aty u vendos muzeu i qytetit, i ashtuquajturi ‘Muze popullor’”, – ka shtuar Margariti

Fotografia e publikuar është realizuar nga Kel Marubi, Vila Pagot, (pa vit) e marrë nga arkiva e Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”.

Kulla apo Sahati i Inglizit, siç njihet gjerësisht, ku në periudhën e regjimit komunist qe vendosur Muzeu Historik i Shkodrës, është një ndërtesë me pamjen e një kështjelle të periudhës së aristokracisë mesjetare në Europë, e ndërtuar nga lordi anglez Paget, në çerekun e fundit të shek. XIX.

Nga pikëpamja ndërtimore, përbëhet nga 16 dhoma aristokratike të mëdha. Më e madhja e ndërtuar me stil oriental.

Porta e oborrit është me dimensione jo të vogla, e ndërtuar prej druri, nga mjeshtërit shqiptarë. Dyert kanë stil të veçantë, të gdhendura me ornamente dhe me stemën e Anglisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shkodra në retrospektivë

158 vite në celuloid


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit