MENU
klinika

Pique, Ibra, Icardi e të tjerë

Kur yjet e futbollit janë më të vegjël se partneret

26.05.2020 - 18:14

Yjet e futbollit shpesh janë në qendër të vëmendjes, herë gabojnë vetë e herë vajza të ndryshme seksi i ngacmojnë dhe përfundojnë në “grackën” e tyre. Por nga ata lojtarë që janë lidhur ose martuar me femra më të mëdha se vetja.

Dhe përsëri kanë qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Sidomos me femrat, ata kanë pasur sukses të plotë. Në mos “lule më lule”, ia kanë dalë të kenë në krahë partnere të denja, qoftë për bukurinë, por edhe suksesin në zanatin e tyre.

Në fakt, ka njëlloj “rregulli” të pashkruar, që mashkulli, pra burri, duhet të jetë më i madh se gruaja. Megjithatë, kjo gjë nuk respektohet përherë, referuar edhe eksperiencave të disa prej futbollistëve të njohur, që janë në veprim, ose i kanë “varur këpucët në gozhdë”.

Ndodh edhe e kundërta. Kështu, fjala vjen, Gerard Pique është më i vogël se nëna e dy fëmijëve të tij, këngëtarja e njohur e pop-it, Shakira. Plot 10 vite është diferenca e moshës, në favor të kolumbianes.

I përmbysur është raporti te çifti Cristiano Ronaldo-Gerogina Rodriguez, me 9 vite avancë të portugezit. Për t’u kthyer sërish “kundër rrjedhës”, me Zlatan Ibrahimovic, që është 11 vite më i ri se gruaja e tij, Helena.

Në videon e mëposhtme mund të njiheni me rastet kryesore në këtë drejtim, ku diferenca e moshës mes një futbollisti të njohur dhe partneres së tij është e konsiderueshme, në të dyja kahet: më i madh ose më i vogël.

Messi është vetëm një vit më i madh se partnerja e tij. Diferencë ka edhe Wanda Nara nga partneri Mauro Icardi, por ndoshta kjo duket që në pamje. Gjithashtu Frabregas, Ramos e shumë të tjerë janë më të vegjël se partneret e tyre.