Një robot japonez po dezinfekton automatikisht spitalet dhe zonat e tjera, duke shkatërruar koronën në vetëm dy minuta, duke përdorur rrezatimin ultraviolet.
Roboti “LightStrike” është i krijuar nga kompania e pajisjeve mjekësore Terumo dhe lëshon dritë ultraviolet në një gjatësi vale prej 200 deri 315 nanometra, e cila dezinfekton sipërfaqet dhe “shkatërron” koronavirusin.
Pas dy ose tre minutave të rrezatimit, mikroorganizmat patogjenë janë dëmtuar sa duhet për t’u çaktivizuar ose shkatërruar.
Sipas “Financial Times” roboti kushton 140.000 dollarë dhe është testuar me sukses kundër baktereve rezistente, madje edhe kundër virusit Ebola, dhe se kompania amerikane Xenex Disinfection Services ka njoftuar se ka testuar robotin po aq sukses me Covid 19.