Kur vjen vera ne lemë mënjanë çizmet dhe këpucët, për të nxjerrë sandalet dhe shapkat. Në këtë mënyrë ne mbajmë të freskët këmbët tona. Por a janë këmbët tuaja gati për verën? Nëse nuk janë, duhet të hani një banane dhe më pas përdorni lëvozhgën në mënyrën që ne do ju tregojmë më poshtë.
Së pari, le të flasim për përfitimet e jashtëzakonshme shëndetësore të bananeve. Ngrënia e dy bananeve në ditë mund të jetë e mirë për shëndetin tuaj. Por mos harroni se ato përmbajnë shumë sheqer, kështu që nëse jeni diabetik duhet të keni kujdes në ngrënien e këtij fruti. Nëse nuk e keni këtë problem, bananet janë të përshtatshme për ju! Nëse i hani ato në mënyrë të sigurt, do të vini re një rritje të energjisë, për më tepër do të keni dhimbje barku më rrallë dhe më pak probleme me acidet e stomakut, duke përmirësuar kështu tretjen tuaj. Banania lufton aneminë, kështu që nëse keni mungesë hekuri, është ide e mirë të filloni të hani banane.
Këmbët tuaja nuk e kanë parë diellin për shumë kohë dhe me siguri do donit që tani që po vjen vera të duken më të bukura në sanalet tuaja. Lëkura e bananes i bën këmbët tuaja më të buta dhe të lëmuara se kurrë sepse mban aminoacide dhe vitamina.
Ja se si ta bëni!
Merrni lëvozhgën e bananes dhe fërkojini thembrat tuaja me pjesën e brendshme. Të gjithë përbërësit zbutës dhe ushqyes do të thithen nga thembra e këmbëve. Pasi e lini disa kohë të thahet, shpëlani këmbët me ujë të ngrohtë dhe sode buke. Më në fund, përdorni një krem të këndshëm të trupit në këmbë dhe vishni çorape të pastra dhe të thata.