Fatkeqësisht, për shkak të pandemisë globale është lajmëruar që këtë verë do të anullohen të gjitha dasmat. Lajm ky, i cili nuk është pritur mirë nga disa këngëtarë të dasmave.
Një ndër ta është ish-deputeti i Kosovës, Labinot Tahiri, i cili paralajmëroi protesta pasi sipas tij nuk mund t’i anullojë dasmat për aryse se ka marrë kapar dhe tashmë atë kapar e ka harxhuar.
Ai ka vijuar më tej duke pretenduar se sipas tij ky virus dhe pandemi nuk ekziston dhe ky vendim për të anulluar dasmat ndikon negativisht në ekonominë e këngëtarëve.
Por jo të gjithë artistët i janë bashkuar mendimit të Labit dhe idesë së tij për të dalë në protestë.
Ka qenë këngëtarja e njohur Leonora Jakupi që ka reaguar duke u shprehur se nuk pajtohet aspak me Labin, pasi jeta e qytetarit është më e rëndësishme sipas saj.
“Jeta e qytetarit është më e rëndësishme se gjithçka tjetër! Një fjalë popullore thotë ‘çka të bëhet me të tjerët le të bëhet edhe me neve’. Në këtë shtet ka njerëz më të varfër e më nevojtarë të cilët nuk kanë mundësi as punë të thjeshtë të kenë. Për herë të parë nuk pajtohem me thirrjen e kolegut tim, Labinot Tahiri për protestë”, ka shkruar ajo.
Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi, e cila prej disa kohësh është shkëputur nga muzika, është kanatinuar në vilën e saj në Brezovicë.