MENU
klinika

"Hatri i Kosovës... ta ruanin atë objekt"

Matoshi: Teatri i Tiranës e mbante emrin “Kosova” dikur

18.05.2020 - 16:34

         Halil Matoshi ka reaguar mbi rrënimin e objektit të Teatrit Kombëtar të Tiranës, duke iu referuar edhe historikut të tij, ku përfshin edhe një periudhë kur ky objekt, mbante emrin “Kosova”, – raportojnë mediet në Kosovë, duke e përcjellë të plotë, reagimin e tij.

Teatri Kombëtar i Tiranës âsht quejt nga atdhetarët shqiptarë më 1943, “Kosova”

Teatri Kombëtar që e shembi n’pikë të natës Edi Rama në Tiranë ishte projektu nga ingjinieri dhe arkitekti Giulio Berté.
Kurse nga 1943 – maj 1945, e mbante emnin “Kosova” kur partizanët komunistë ia ndërruen emnin në ‘Teatri popullor’.
Ndërtesa ishte e vetmja futuriste në Sheshin Skënderbej dhe ishte projekti i nisun në janar 1938 e përfundumr në shtator të 1939.
Projekt i porositun nga Mbretnia Shqiptare e Ahmet Zogut po në janar 1938, si pjesë e planit rregullues të qendrës së Tiranës.
Ishte ndërtu nga firma “Pater”.
Nashta veç hatri i Kosovës âsht dashtë me u rujtë, si pjesë e identitetit të saj shqiptar!?
Hapi i parë për thymjen e rezistencës për mbrojtje të ni identiteti etnik ose kulturor të ni populli, âsht fshimja e kujtesës!