Donald Trump nuk e ka përdorur një të tillë në asnjë nga shfaqjet te tij publike ndërkohë që Emmanuel Macron vendosi të mbajë një maskë me flamurin francez të qëndisur në të. Nga ana tjetër Presidentja e Sllovakisë bëri një ‘deklaratë mode’ duke veshur një maskë ngjyrë ciklamin për ta kombinuar atë me veshjen e saj.
Ndërsa bota po fillon të dalë nga bllokimet e Koronavirusit, udhëheqësit politikë po shqyrtohen nga afër për zgjedhjen e tyre për të veshur një maskë – ose jo – pasi shumica e njerëzve po konfuzohen nga mesazhet e ndryshme të përcjellura nga liderët botërorë në lidhje me vlerën e mbulesave të fytyrës si pengesa të infeksionit.
Shumë qeveri perëndimore mbajtën një qëndrim negativ për maskat e fytyrës për publikun e gjerë në fillimin e shpërthimit, i cili tani ka infektuar më shumë se ¼ e një milion jetë në të gjithë botën.
Por ndërsa njerëzit fillojnë të kthehen në punë pavarësisht mungesës së një trajtimi ose vaksine, maskat tani po inkurajohen ose madje kërkohen si një mjet kritik anti-virus, së bashku me larjen e duarve dhe distancimin shoqëror.
Ndërsa këshilla e qeverisë ka ndryshuar, udhëheqësve u është dashur të vendosin: të mbajnë maskë apo jo?
“Vendimi për të veshur ose hequr maskën në publik bazohet në atë mesazh që udhëheqësi dëshiron të transmetojë,” tha për AFP shkencëtarja e sjelljes Jacqueline Gollan nga Universiteti Northwestern në Çikago, Illinois.
“Ata kanë më shumë të ngjarë të veshin maskë nëse besojnë në promovimin e shëndetit publik. Ndërkohë mund të heqin dorë nga maska nëse udhëheqësi beson se duhet të përcjelli mesazhin se rreziku i transmetimit është i ulët dhe gjërat po normalizohen“, tha ajo.
Disa kanë filluar të paraqiten në publik me maska të thjeshta mjekësore ose me maska mbrojtëse N95 ose FFP2, të tjerët po zgjedhin pëlhura shumë përdorimesh të cilat shumë qeveri po e inkurajojnë publikun të veshë.
Por një pjesë e vogël, duke përfshirë Presidentin e SHBA Trump dhe liderin e Brazilit Jair Bolsonaro, po ecin kundër rrymës duke dalë në publik pa maskë mbrojtëse, dhe mesazhi i tyre është i qartë.(AP)