MENU
klinika

Për rifillimin e futbollit

Ministria e Shëndetësisë i kthen përgjigje FSHF-së

07.05.2020 - 16:11

Ministria e Shëndetësisë i ka kthyer përgjigje zyrtare FSHF-së. Pas letrës së dërguar nga Federata, tashmë Ministria e Shëndetësisë i është përgjigjur organit më të lartë të futbollit në vend duke i shprehur gatishmërinë për bashkëpunim.

Tashmë të dyja palët do të ulen për të disktuar rreth futbollit në Shqipëri. Hapje e futbollit do të bëhet gradual, teksa “Procesi Sportiv” ka publikuar edhe shkresën zyrtare që Ministria i ka dërguar Federatës.

“Komiteti Teknik i Ekspertëve po punon për protokollet e posaçme për hapjen graduale të aktiviteteve sportive, sipas strategjisë së rihapjes të miratuar nga ky komitet.

Në këtë kuadër do të vlerësonim bashkëpunimin tuaj për vijimin e hartimit të protokolleve të posaçme nëpërmjet krijimit të një Grupi të Përbashkët Pune. Jeni të lutur të dërgoni përfaqësinë tuaj për të finalizuar hartimin e këtyre protokolleve”, – thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zbulohet arsyeja pse janë kundër

Klubet shqiptare njëzëri: Të mos luhet më!