MENU
klinika

Futbolli ende pa përgjigje

FSHF, letër zyrtare Ministrisë së Shëndetësisë

04.05.2020 - 14:57

Ndonëse shumë aktivitete u rihapën duke nisur nga sot, futbolli ende nuk ka një datë zyrtare kur mund të rifillojë, qoftë edhe për stërvitjet individuale në impiante sportive. FSHF ka hartuar një plan, madje edhe ka bërë gati protokollin, duke ua dërguar instancave përkatëse, në këtë rast Ministrisë së Shëndetësisë.

FSHF kërkon që të kalohet menjëherë në fazën e parë, por ministrja përkatëse Manastirliu, në daljet në media, nuk ka fiksuar ndonjë datë, madje e shikon futbollin me risk ende të lartë. Sot FSHF ka dërguar një letër tjetër zyrtare Ministrisë së Shëndetësisë.

“Konica.al” ka mundur të sigurojë letrën e rëndësishme të FSHF-së, që i kërkon qeverisë rifillimin e kampionatit futbollistik. FSHF, në letrën e dërguar qeverisë shqiptare, kërkon të krijohet një grup pune i përbashkët, për implementimin e protokollit të nisur më parë.

Në letrën e dërguar thuhet se protokolli është përgatitur pas konsultimeve me ekspertë të FIFA-s, UEFA-s dhe disa federatave homologe, si dhe me stafin mjekësor të ekipit kombëtar.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak