MENU
klinika

Ksamili hipnotizon amerikanët

Mos mendoni as Francën, as Spanjën

15.05.2020 - 16:22

         Faqja amerikane e përkushtuar për turizmin, cilëson thesar të rivierës shqiptare, Ksamilin. Sikur shkruan thrillist.com, kjo zonë e Shqipërisë të lë pa fjalë. 

”Ndoshta ju nuk e keni vënë Shqipërinë, në krye të listës për pushimet e këtij viti, sepse nuk keni parë Ksamilin”, – shkruan ajo.

Plazhi i Ksamilit

“A është Shqipëria, në krye të listës për pushimet verore? Ndoshta jo, por kjo vjen sepse ju nuk keni parë plazhin e Ksamilit. Ksamili është thesari i rivierës shqiptare, me rërë të bardhë, ujë të kaltër dhe tre ishuj. Mos harroni pajisjet për zhytje në ujë” – porosit faqja e specializuar amerikane, për turizmin.

”Këtë muaj, shumë vende europiane filluan të lehtësojnë masat e izolimit dhe njoftuan se do të rihapen për turistët. Megjithatë, ndalimi i Europës për udhëtimet e huaja është zgjatur deri më 15 qershor dhe pjesa më e madhe e SHBA-së është pjesërisht ose plotësisht e mbyllur. Në normalitetin tonë të ri, është e vështirë të imagjinohet të bëjmë fotografi përgjatë lumit të Senës ose të pimë xhin dhe tonik në Barcelonë” – thotë thrillist.

”Për këtë arsye, po ju sjellim më të mirën e Europës. Gjithsej ekzistojnë 48 shtete në të gjithë këtë kontinent super të larmishëm, nga Islanda në veri deri në Qipro në jug dhe madje edhe deri në malet Urale në Rusi. Këtu janë vendet më të bukura. Ato duhet t’i shtoni në listën e vendeve për t’u vizituar” – përshkruan ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Washington Post" për Shqipërinë

Në Shqipërinë e traditave të lashta