MENU
klinika

Ja aktivitetet që lejohen

Ministria e Shëndetësisë firmos urdhrin: Edhe kjo fundjavë është për…

23.05.2020 - 07:34

Ministria e shëndetësisë publikon udhëzimin e plotë për këtë fundjavë, lidhur me lëvizjen e njerëzve dhe mjeteve, si dhe për hapjen e aktiviteteve dhe bizneseve.

Në urdhrin e firmosur, MSH bën me dije se edhe kjo fundjavë do të jetë e mbyllur në qytetet për pjesën më të madhe të aktiviteteve ekonomike, ku do të lejohen vetëm dyqanet ushqimore dhe farmacitë, gjatë ditës së shtunë, deri në orën 21:00, ndërsa e diela do të jetë totalisht e mbyllur.

Ndërkohë, sa i takon lëvizjes, e shtuna dhe e dila do të jenë për këmbësorët pensionistë dhe prindërit me fëmijë.

Më poshtë, urdhri i MSH:
Sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, fundjava do të jetë e kufizuar. Nuk do të lejohen aktivitetet e biznesit, përveç farmacive dhe pikave të shitjes së produkteve ushqimore me pakicë, të cilat lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre ditën e shtunë, datë 23 Maj 2020 deri në orën 21:00. Ndërsa ditën e dielë te gjitha aktivitetet do të jenë të mbyllura.

Nuk do të lejohet lëvizja e makinave, ndërsa sa i takon lëvizjes së këmbësorëve, lejohet lëvizja e pensionistëve, ditën e shtunë dhe ditën e diel, datë 23 dhe 24 maj 2020 deri në orën 10:00, të shoqëruar me jo më shumë së një person në krah.

Lejohet gjithashtu lëvizja e prindërve me fëmijëve deri në moshën 14 vjeç, ditën e shtunë dhe ditën e dielë, datë 23 dhe 24 maj 2020, pas orës 11, të pashoqëruar me persona të tjerë në krah.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!