MENU
klinika

Plasin polemikat ndaj OBSH-së

‘The Guardian’ zbulon çfarë po ndodh me testimet e COVID-19 tek vullnetarët

10.05.2020 - 07:51

Vullnetarë të shumtë morën pjesë në testimet për zhvillimin e vaksinës kundër koronavirusit, pasi u ishte thënë se nuk do të kishin asnjë rrezik për shëndetin e tyre.

Këtë javë OBSH ka nxjerrë disa udhëzime të reja për vullnetarët, të cilët tashmë do të duhet të jenë në moshën 18-30 vjeç, raporton The Guardian.

Por ajo me të cilën po përballet OBSH janë polemikat nga studiues të shumtë, pasi nëse një vullnetar sëmuret rëndë nuk do të mund të ketë një trajtim mjekësor të posaçëm për virusin që ai ka marrë.

Provat me vullnetarët për zhvillimin e vaksinave janë përdorur edhe në rastin e malaries, tifos dhe gripit, por nëse dikush sëmurej, kishte trajtime të disponueshme, raporton The Guardian.

Por në rastin e koronavirusit nuk është përcaktuar ende se cila do të ishte një dozë e sigurt e virusit dhe nuk ka trajtime të sakta nëse gjërat shkojnë keq.

Pas sulmeve nga Trump, tashmë OBSH duhet të bëjë kujdes edhe nga sulmet e studiuesve dhe shkencëtarëve, pasi duket se asgjë nuk është nën kontroll për ta.

“Na mungon propaganda kombëtare në planin ndërkombëtar”

Debati për gjuhën shqipe në RMV, Rama: Nuk është çështje gjykatash, por…

Tre arsyet pse mazhoranca nuk e zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Opinioni i Komisionit të Venecias, gazetarja Lala: Reagimi i Bushkës, për të vënë duart në kokë

Arben Ahmetaj akuzohet se shkaktoi dëm ekonomik 7 miliardë lekë

GJKKO kthen në SPAK dosjen “Buka”!