Problematikat e naftëtarëve të Ballshit nuk kanë marrë zgjidhje dhe si rrjedhojë as protestat e tyre. Ditën e sotme ata u mblodhën në qytet duke kërkuar pagën e luftës.
Përkundër premtimit nga Ministrja Balluku ata thonë se ende asnjë nga mbi 850 naftëtarët nuk e ka marrë këtë pagë.
“Jemi mbledhur këtu jo për të thënë Rama ik, por Rama na jep lekët, lekët që na ka premtuar. Në rrugë ligjore na ka premtuar se do të na japë pagat e prapambetura të gjithë qytetarëve të Ballshit. I themi Ramës dhe qeverisë së tij se nuk jemi për lëmoshë, për 400 mijë lekë. I ka mbyllur ai dyert e Uzinës. Ose lekët ose do të pezullojmë të gjitha aktivitetet në Ballsh, do shkojmë deri në Fier te Prefekti. Do të bllokojmë autostradën në rast se nuk kalon lekët.”
“Kemi mbi 3 vjet që merremi me këtë çështje. Jemi kryefamiljarë, nuk mban më ujë pilafi. Do të vemi në Tiranë me çdo çmim, do të shkojmë në këmbë nga Ballshi.”
Pandemia vetëm sa ka thelluar situatën ekonomike të naftëtarëve që prej kohësh kanë probleme me pagat e prapambetura dhe pezullimin e punës në uzinën e Ballshit.