Një ngjitës inteligjent, i cili mund të tregojë praninë e koronavirusit, para se pacientet të manifestojnë simptoma.
Është ky zbulimi i bërë nja një ekip amerikan i Northwestern University, Illinois, studim i botuar në revistën shkencore Journal of American Medical Association.
Studiuesit zhvilluan një copëz të butë dhe fleksibël madhësinë e një pullë, e cila pozicionohet në zgavrën e fytit, si në foto, e pajisur me sensorë që sinjalizojnë koronavirusin.
“Pajisja transmeton të dhënat në një server privat, ku algoritmet krijojnë përmbledhje grafike të cilat mund të analizohen nga profesionistë të kujdesit shëndetësor. Aktualisht janë rreth 40 vetë të cilët po e testojnë ngjitësen”, thotë John Rogers, një nga studiuesit e Universiteti të Northwestern dhe përgjegjës për zhvillimin teknologjik. Ngjitësi sinjalizon shenjat e para të infeksionit Covid-19, para manifestimit të tyre, si ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje dhe ndër të tjera, monitoron edhe ritmin e frymëmarrjes.
“Duke pasur parasysh mundësinë e gjurmimit të pranisë së virusit paraprakisht, pajisja ju lejon të merrni masa të përshtatshme paraprake, Të dhënat pastaj transmetohen në Health Insurance Portability and Accountability Act”, shton Rogers, i cili shpreson se pajisja jo vetëm që do të ndihmojë profesionistët e kujdesit shëndetësor në trajtimin e sëmundjes, por gjithashtu do të sigurojë informacion të dobishëm për vetë natyrën e virusit.