MENU
klinika

Eros Grezda

“Nuk flas me Rejën, por jam gati për rikthimin kuqezi”

15.05.2020 - 16:59

Vitin e fundit nuk ka qenë stabël, por gjithsesi, talenti I tij nuk vihet në dyshim. Eksperiencat e Eros Grezdës kanë pasur luhatje të mëdha, në aksin Kroaci-Skoci-Kombëtare, ulje-ngritje ashtu siç edhe i ndodh një futbollisti, por që mosha e favorizon për të kapur sërish majat…

Në një intervistë për “Fan Zone” në “Supersport”, Grezda shprehet se rikthimi në Kroaci i ka bërë mirë, pasi ishte përshtatur shumë me këtë vend. Gjithashtu dëshira e sulmuesit është që të vijë te Kombëtarja, megjithëse u largua në mënyrë të pakëndshme.

“Nuk jam mërzitur fare në karantinë dhe jam stërvitur shumë. Që para mbërritjes së Koronavirusit unë isha përgatitur dhe mora të gjitha materialet për të qenë në formë dhe për t’u përgatitur në shtëpi. Mua më kanë kaluar këto ditët me të dashurën në shtëpi kështu si pa u kuptuar fare” – u shpreh Grezda.

Kroacia“Kam kaluar 3 vite e gjysmë në Kroaci dhe isha shumë i lidhur me këtë vend. Më ka bërë shumë mirë ky rikthim në të gjitha aspektet. Pishman nuk bëhem kurrë në jetë, Rangers është një klub i madh dhe nuk mund t’i thoja “JO” ofertës që vinte prej andej.

Unë në fakt kam qenë dhe i dëmtuar në ato kohë.  Sot po shikoja në “Youtube” ndeshjet e mia me Rangers dhe golat që kam bërë, atmosfera atje dhe tifozët nuk krahasohen me asgjë tjetër. Është kulmi për një futbollist të luajë atje”.

Reja“Me trajnerin Reja nuk kam pasur asnjë lloj kontakti pas atyre polemikave. Unë jam gati gjithmonë që të jem pjesë e kontaktit. Jam duke luajtur edhe me skuadrën time, prandaj dua të kthehem te Kombëtarja”, – përfundoi Eros Grezda.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN