Një përqafim të dashurës, teksa po ecnin në rrugën ”Strada Nuova”, në qendër të qytetit të Pavias, kushtoi jo pak. Për këtë gjest, u gjobit nga policia.
Një impuls emocional që nuk pranohet nga rregullat aktuale kundër përhapjes së koronavirusit.
”I riu, pak më shumë se 20 vjeç, u gjobit nga patrulla e policisë dhe do të duhet të paguajë gjobën prej 400 eurosh”, – sikur raporton gazeta lokale “La Provincia pavese”.
Si djaloshi, ashtu dhe e fejuara e tij, kishin në përdorim maskat kundër përhapjes së virusit.
Por, problemi ishte përqafimi i papritur, një sjellje që sipas autoriteteve, nuk përputhet me rregullat e distancimit social.
Agjentët, pasi kanë konstatuar se dy të rinjtë bashkëjetonin, kanë sanksionuar djalin.
Nga kontrollet e intensifikuara prej agjencive të zbatimit të ligjit në Pavia, janë gjetur disa persona pa maska, si dhe të tjerë që nuk respektojnë distancimin social.