Pandemia e koronavirusit mund të zgjasë deri në 2022-shin sipas një studimi të fundit.
Një grup kërkuesish të Qëndrës për Kërkime të Infektimeve dhe Politikave (Center for Infectious Disease Research and Policy, CIDRAP) sugjeron se shpërthimi i Covid-19 nuk do të përfundojë deri sa 60-70% e popullatës njerëzore të jetë imune ndaj virusit, gjë e cila mund të dojë 18 ose 24 muaj.
Ekspertët kanë parashtruar tre skenarë për mënyrën se si pandemia e koronavirusit do të zhvillohet në të ardhmen. Skenari më i keq midis këtyre tre projektimeve përfshin një valë të dytë më të madhe gjatë vjeshtës ose dimrit. Autorët e raportit sygjerojnë se ky skenar është ai që ka më shumë mundësi të ndodhë dhe shtetet duhet të përgatiten për të.
“Kjo gjë nuk do të ndalet gjersa të infektojë 60-70% të popullsisë”, shprehet Michael Osterholm autori i studimit dhe drejtori i CIDRAP për CNN. “Ideja se kjo sëmundje do të mbarojë së shpejti bie në kundërshtim me mikrobiologjinë”, shton ai. Nuk ka top kristali për të parë të ardhmen.
Osterholm dhe kolegët e tij kanë ekzaminuar disa modele që parashikojnë impaktet e koronavirusit të ardhshëm, disa punë kërkimore mbi mënyrën e përhapjes së koronavirusit tek njerëzit dhe të dhëna nga pandemitë e shkuara për të arritur në konkluzionet e tyre.
Shpërthimi i koronavirusit ndan ngjashmëri të rëndësishme me pandeminë e gripit spanjoll që ndodhi më 1918-n ( e cila ka infektuar rreth 500 milionë njerëz në tërë botën), e kjo gjë e bën këtë virus një model solid për t’u krahasuar.
Të dyja, si pandemia e gripit spanjoll ashtu dhe COVID-19 përhapen falë pikëzave të vogla të teshtimave dhe kollitjeve. Gjithashtu të dyja mund të transmetohen nga njerëzit e infektuar pa dhënë simptoma (ndryshe persona mbartës të virusit por që nuk kanë shfaqur simptomat e tij quhen mbartës asimptomatik). Por megjithëse pandemia e gripit spanjoll mund të shërbejë si një model i mirë për të parashikuar përhapjen e koronavirusit në të ardhmen, ekspertët përsëri nuk janë të sigurt se çfarë të presin nga e ardhmja.
Kjo pasi koronavirusi përhapet më lehtësisht se gripi spanjoll e ata sezonalë. Një person me koronavirus mesatarisht infekton 2 gjer në 2.5 njerëz të rinj, kjo metrikë ndryshe njihet me emërtimin “RO”. Gripi i zakonshëm sezonal përllogaritet që të ketë një vlerë RO rreth 1.3
“Nuk ka top kristali që të na thotë neve se çfarë do të ndodhë në të ardhmen dhe se kush do të jetë akti i fundit për ta kontrrolluar këtë pandemi”, shprehen autorët e raportit.
Për këtë arsye grupi i Osterholmit ka sjellë tre skenarë të mundshëm të asaj që mund të na kanoset neve pas përfundimit të valës së parë të infektimeve nga Covid-19.
Skenari numër 1: Gjatë muajve të verës e më tutje priten një seri valësh të vogla infektimesh
Në këtë projeksion vala e parë nga Covid-19 ndiqet nga një seri valësh të vogla e përsëritëse që mund të ndodhin gjatë verës e muajve të mëpasshëm.
Këto valë të cilat do të sjellin një numër më të vogël infektimesh krahasuar me atë që po përjeton bota tani do të vazhdojnë për një gjer në dy vjet. Dhe gradualisht do të ezaurohen diku nga viti 2022.
Autorët bëjnë me dije se ku do të ndodhin këto valë të vogla varet shumë nga masat që shtetet do të marrin si psh distancimi social dhe mbyllja e bizneseve jo-esencialë.
Skenari numër 2: Një valë e dytë më e madhe infektimesh do të na godasë këtë vjeshtë e dimër
Më i keqi nga të tre skenarët dhe më i mundshmi është ai në të cilin vala e parë ndiqet nga një valë e dytë më e madhe gjatë vjeshtës ose dimrit të 2020-s dhe nga një ose disa valë më të vogla gjatë 2021-shit.
Kjo pasqyron atë që ka ndodhur gjatë 1918-s me gripin spanjoll si dhe me gripin e derrit të 2009-s H1N1.
Një valë e dytë me numër më të madh infektimesh do i shtyjë ShBA-të dhe shumë vende të tjera të rivënë masat drastike si karantinimet, shkruajnë autorët.
Skenari numër 3: Bota do të përjetojë një transmetim të vazhdueshëm të covid-19 gjersa ai të zbehet në fuqi me kalimin e kohës
Skenari i fundit sygjeron se kjo valë e parë e infektimeve të koronavirusit do të jetë e vetmja valë. Gjatë muajve në vazhdim, pandemia e covid-19 do të zbehet në virulencë e fuqi transmetimi.
“Ndonëse ky skenar nuk është vënë re me pandemitë e kaluara përsëri mbetet një mundësi përsa i përket covid-19”, raportojnë ekspertët.
Kjo mundësi do të thotë për ShBA-të dhe shumë vende të tjera të botës që nuk do të kenë nevojë për tru karantinuar përsëri, ndonëse rastet me infektime dhe vdekje do të vazhdojnë. Secili prej këtyre projeksioneve mund të influencohet shumë nëse prodhohet një vaksinë.
Por pritshmëritë për zhvillimin e një vaksine nuk janë afatshkurtëra, shkruajnë autorët e studimit. Data më e hershme për vaksinën pritet të jetë gjatë 2021-shit.
“Dhe ne nuk e dimë se çfarë lloje sfidash mund të shfaqen gjatë zhvillimit të vaksinës të cilat mund të shtyjnë në kohë prodhimin e saj”, shtojnë ata.
Business Insider