MENU
klinika

Shqiptari tregon historinë e pazakontë

“Papa Françesku pa flamurin shqiptar dhe më tha faleminderit”!

07.05.2020 - 19:30

Amarildo Rodi, prej vitesh jeton në Romë të Italisë dhe punon në një fondacion, që i qëndron pranë të sëmurëve

Para disa muajsh ai takoi Papa Françeksun dhe i dhuroi një pikturë të Kishës së Laçit. Përjetimin e tij në këtë takim, vendosi ta ndajë me shikuesit e emisionit “Ftesë në 5” në Top Channel.

“Ishte data tetë dhjetor. Unë e dija që takimi ishte atë ditë dhe isha në punë. U interesova dhe mësova që nuk isha pjesë e listës. Marr në telefon kolegun tim dhe i them, a jam në listë a jo. Nuk isha, por për dy orë bëra të pamundurën që të isha pjesë. Kisha një pikturë të Kishës së Laçit dhe dëshiroja t’ja dhuroja Papës. Zgjodha Kishën e Laçit sepse për ne katolikët është vend i mirë.

Kishte persona përpara meje në radhë. Atë ditë isha veshur mirë, kisha një çantë në sup dhe kisha vendosur pikturën brenda. Unë i them koleges, a t’ja jap. Po e pate dhuratë jepja më tha. Unë nxora nga çanta dhuratën. Më besoni duart i kisha shumë të ftohta. Ai më dha dorën, nuk e di çfarë të them më hoqi emocionin. Më pa flamurin Shqiptar që kisha në xhep, mori dhuratën dhe më tha faleminderit”, u shpreh Amarildo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Nga Lutfi Dervishi

Burg, burg, burg….

“Do keni paga të ngjashme ose më të mira sesa në Greqi“

Rama fton emigrantët të kthehen në Shqipëri

“Po të ishte e vërtetë s’do të ishin ‘prerë kokat’ nga radhët e PS”

Drejtësia e kontrolluar nga qeveria? Rama u përgjigjet kritikëve

“Në 2030 të ngremë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në Bruksel”

Rama kërkon votën e emigrantëve në Greqi: Ta bëjmë Shqipërinë anëtare me të drejta të plota në BE!