MENU
klinika

Ndryshojnë tarifat

Pogradeci miraton lehtësira për biznesin

13.05.2020 - 12:16

Këshilli Bashkiak i Pogradecit ka miratuar këtë të mërkurë të tjera lehtësira për biznesin si pasojë e situatës së pandemisë për të gjitha bizneset të cilat kanë qenë të mbyllura me vendim qeverie. Në këtë mbledhje është miratuar vendimi për lehtësimin e bizneseve që do të operojnë përgjatë sezonit pra dy muajt e verës.

Ka një ndryshim për stacionet e plazhit ku tarifa do të paguhet me numër tavolinash apo shezllonesh dhe jo me sipërfaqe dhe nga 60 ditë për të cilat paguanin do të paguajnë tarifa vetë për 45 ditë kalendarike.

kolana e librave

Ndërkohë Bashkia Pogradec ka vijuar me të njëjtën procedurë edhe sa i përket tarifave vendore për muajin maj duke i zeruar ato për subjektet që ishin të mbyllura. Pra në total kjo bashki zeroi muajin prill dhe maj për këto subjekte.