MENU
klinika

Oferta në klubin e tij

Portieri i Kombëtares shqiptare drejt Qarabag

12.05.2020 - 11:29

Kombëtarja shqiptarja portën e ka të garantuar me 3 portierë cilësorë, si Thomas Strakosha, Etrit Berisha dhe Gentian Selmani. Ky i fundit mund t’i bashkohet skuadrës së Qarabag në Azerbajxhan. Ky është raportimi që vjen nga Turqia për portierin e Kombëtares shqiptare që luan tek ekipi i  Menemenspor në ligën e dytë të këtij vendi.

Drejtori teknik i këtij ekipi, Cenk Laleci, njoftoi se portieri Gentian Selmani ka marrë një ofertë nga klubi i njohur azer Qarabağ, skuadra e fuqishme në Azerbajxhan, që ka marrë pjesë edhe në grupet e Champions dhe Europa League.

Gjatë një mbledhje në klub, drejtori turk theksoi se duheshin bërë 2-3 shitje të lojtarëve të huaj për të zbutur humbjet. “Pas epidemisë së koronavirusit, do të ketë një tkurrje në ekonominë e futbollit. Pas këtij procesi, ulja e numrit të të huajve nuk është zgjidhje, zgjidhja do të jetë transferimi i futbollistëve të huaj.

Gentian Selmanin po e ndjekin jo vetëm në Turqi, por edhe jashtë. Një ofertë erdhi në klubin tonë nga Qarabağ për portierin shqiptar. Klubi ynë vazhdon të negociojë me Qarabağ për ta transferuar atje” – u shpreh drejtori i klubit të Menemenspor

Portierit 22-vjeçar shqiptar i përfundon kontrata me Menemenspor në qershor të vitit 2021. Selmani është një nga lojtarët më të qëndrueshëm të ligës së dytë, duke luajtur në 28 ndeshje. Qarabag është i njohur për shqiptar, pasi aty ka luajtur për vite të tëra ish-kapiteni i Kombëtares, Ansi Agolli, por edhe Admir Teli. Gjithashtu, ekipi azer është përballur me Kukësin dhe Partizanin në vitet e fundit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Bamirësia nuk të varfëron”

Portieri i Laçit, dhurata për fëmijët jetimë