MENU
klinika

Rinis më 12 qershor?

Premier League merr vendimin nëse lojtari del pozitiv

08.05.2020 - 12:05

Vetëm individët që dalin pozitiv me Covid-19 nga testet do të karantinohen në Premier League dhe jo i gjithë ekipi. Ky është vendimi që ka marrë liga e futbollit në Angli në rast se ndonjë futbollist apo pjesëtar i stafit të klubit do të rezultojë pozitiv me Coronavirus.

Një vendim që sqaron përfundimisht që Premier League nuk ndërpritet në momentin që do të rifillojë. Karantimi dhe izolimi do të bëhet në familjen e tij për 14 ditë sipas procedurave dhe do të monitorohet edhe nga mjeku i klubit, edhe në rastin kur ai është asimptomatik.

Kështu, Premier League po ecën përpara me planin e ristartit, teksa mendohet data 12 qershor si më e mundshmja, kuptohet, pas dyerve të mbyllura, në 8 ose 10 stadiume neutrale jashtë qendrave të banuara dhe me një listë të gjatë të masave shëndetësore dhe të sigurisë të vendosura për të mbrojtur shëndetin e lojtarëve.

Ndërkohë, është menduar që për lojtarët që nuk zbatojnë rregullat higjeno-sanitare të përjashtohen menjëherë nga klubi. Me hapjen dhe liberalizimin e lëvizjeve në Angli, klubet kanë frikë se futbollistë të ndryshëm mund të thyejnë rregullat me dëfrimet e ndryshme, ndaj po përgatisin masa shumë të ashpra nëse ndonjë prej tyre kapet duke thyer disiplinën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN