MENU
klinika

Premier League

Klubet e mëdha, presion të voglave për rifillimin

07.05.2020 - 12:23

Klubet e mëdha të Premier League kërcënojnë tre vendet e fundit në renditje për të votuar për rifillimin e kampionatit. Norwich, Aston Villa dhe Bournemouth janë tre vendet e fundit që mbyllin renditjen në Premier League dhe u janë bashkuar 3 skuadrave të tjera pak më lart në renditje, përkatësisht Brighton, West Ham dhe Watford, për të mos zbritur më në fushën e lojës.

Natyrisht, këto 3 të fundit duan që sezoni të mbyllet në tavolinë dhe t’i shpëtojnë rënies. Ndërsa 3 skuadrat e fundit shpresojnë që sezoni të quhet nul dhe mos të ketë rënie nga kategoria, pak a shumë i njëjti vendim siç mori Holanda.

Dhe që mos ndodhë kjo e fundit, klubet e mëdha të Premier League u kanë bërë presion skuadrave të vendeve të fundit që nuk do të votonin kurrsesi që sezonin të quhej nul dhe kështu ato të binin automatikisht.

Prandaj, Norwich, Aston Villa dhe Bournemouth duke rifilluar kampionatin, do të kishin shanset e tyre për të mbijetuar, pasi shanset matematikore janë, nga vendi i 15-të deri në të 20-n ndahen nga 8 pikë. Nëse votojnë 16 klube për pro rifillimit, atëherë Premier League do të rinisë, por deri më tani janë 14 bashkë dhe 6 kundër.

Klubet e mëdha kanë interesin që të rinisë, pasi humbjet do të zbuteshin ndjeshëm. Në mes janë të drejtat televizive dhe të ardhurat nga kjo janë jetike. Mbeten edhe 9 javë për t’u luajtur, plus disa ndeshje të prapambetura dhe në total janë 92 ndeshje të Premier League.