MENU
klinika

Liverpool, kampion jashtë fushe?

Premier League, ndeshjet e forta në fusha neutrale

25.05.2020 - 13:54

Ndeshje në shtëpi dhe në fusha neutrale. Është ky kombinimi që klubet e Premier League angleze po kërkojnë që të mbyllin sezonin e pezulluar përkohësisht nga pandemia e Covid-19 i njohur nga të gjithë si Projekti i Rinisjes.

Propozimi gjendet në rendin e ditës në takimin vendimtar të 20 klubeve, programuar për këtë të enjte, ku pritet të vendosen pikat mbi “I” rreth fatit të sezonit 2019-2020. Sfidat e forta, sidomos ato derbi do të zhvilloheshin në fusha neutrale për të shmangur grumbullimin masive në rrugët e qytetit.

Madje, gjasat janë që Liverpool ta fitojë titullin jashtë “Anfield Road”, pasi parashikohet se të kuqtë t’i zhvillojnë dy ndeshjet e radhës atë ndaj Evertonit dhe Crystal Palace jashtë fushës së saj. Megjithatë, ende nuk dihet vendimi final. Gjithçka do të bëhet përmes një votimi online.

Por klubet që nuk do të ndalen me kaq. Ato pritet të miratojnë protokollin për 92 ndeshjet e mbetura, ndërsa një temë mjaft delikate është shpërndarja e të ardhurave nga të drejtat televizive.

Shumë sponsor janë tërhequr me mbylljen e futbollit, por nëse klubet japin veton për ta rifilluar, një dynje ofertash pritet të mbërrijnë në dyert e organizatorëve dhe Federatës Angleze të Futbollit. Gjithashtu, klubet do të diskutojnë saksionet për çdo shkelje të protokolleve të miratuara nga Qeveria, e cila do të jap verdiktin final më 3 qershor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Humbje kolosale nëse nuk rinis gara

Klubet e Premier League dëmshpërblejnë tifozët

Koha e kufizuar, Premier League bëhet gati

Dy datat e mundshme të rinisjes së Premier League