MENU
klinika

Arsyet

Pse BE duhet ta vazhdojë bashkëpunimin me Kinën?

06.05.2020 - 14:26

Më 6 maj 1975, Republika Popullore e Kinës dhe Komuniteti Ekonomik Evropian, paraardhësi i Bashkimit Evropian, vendosën zyrtarisht lidhje diplomatike, duke hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet Kinë-BE.

Në 45 vitet e fundit, Kina dhe BE kanë patur një një udhëtim të jashtëzakonshëm, dhe marrëdhëniet Kinë-BE kanë patur një “vrull zhvillimi”. Të dy palët kanë krijuar partneritetin strategjik gjithëpërfshirës dhe po promovojnë në mënyrë aktive partneritete për paqen, rritjen, reformën dhe civilizimin.

Në një frymë të tillë bashkëpunimi, marrëdhëniet Kinë-BE janë përmirësuar me dinamizëm dhe dimensione të reja gjatë 45 viteve të fundit. Vitin e kaluar, tregtia jonë dypalëshe ishte me vlerë 300 herë më shumë se ajo në ditët e para të marrëdhënieve tona diplomatike.

Bashkëpunimi ynë është zgjeruar në shumë fusha të tjera si paqja dhe siguria, mjedisi, shkenca, teknologji, kultura, arsimi dhe shëndetësia.

Ndërkombëtarisht, ne po bëjmë përpjekje të përbashkëta për të mbështetur multilateralizmin dhe për të zgjidhur sfidat globale.

Dyzet e pesë vjet më pas, Kina dhe BE tani po përballen me misione të reja të përbashkëta në rrethana të reja.

COVID-19 ka paraqitur sfida të papara shëndetësore, ekonomike dhe sociale për tërë bashkësinë ndërkombëtare, përfshirë Kinën dhe BE-në.

Kjo krizë na ka shtyrë të mendojmë me kujdes se si t’i mbajmë ekonomitë dhe shoqëritë tona elastike, si të promovojmë bashkëjetesë harmonike midis njeriut dhe natyrës dhe si ta drejtojmë globalizimin në drejtimin e duhur.

Për të gjetur përgjigjet, është më e rëndësishme se kurrë për të mbajtur marrëdhëniet Kinë-BE në gjendje të mirë.

Ne kemi nevojë për më shumë bashkëpunim.

Përballë pandemisë, Kina dhe BE zgjedhin të punojnë së bashku në solidaritet. Kjo ilustron edhe një herë se ne jemi partnerë që kanë nevojë për njëri-tjetrin.

Për të përblluar sfidat globale siç janë ndryshimi i klimës, zhvillimi i paqëndrueshëm, konfliktet rajonale dhe ndërkombëtare, komuniteti i kombeve duhet të kapërcejë distancën gjeografike dhe dallimet ideologjike.

Si dy forca kryesore, Kina dhe BE kanë përgjegjësinë dhe aftësinë për të marrë drejtimin.

COVID-19 me të vërtetë e ka dëmtuar globalizimin. Megjithatë, as shkëputja dhe as izolimi nuk ofrojnë rrugëdalje.

Me 45 vjet zhvillim, ne jemi të aftë të përballemi me sfidat e të gjitha llojeve, dhe jemi të aftë të përmbushim misionet e kohës sonë. Duke ecur përpara, ne kemi çdo besim dhe ambicie për të nxitur edhe më shumë përparim në marrëdhëniet Kinë-BE.

Zhang Ming është Ambasadori i Jashtëm  dhe Shefi i Misionit Kinez në BE

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Project Syndicate

10 vitet e ardhshme të Evropës

Komisionari për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Varhelyi

“BE-ja nuk po bën garë me ndihmat për Ballkanin”