MENU
klinika

Eksperti shpjegon zhdukjen e Kim Jong-Un

Pse lideri komunist inskenoi vdekjen dhe nga u frymëzua…

04.05.2020 - 19:10

Lideri komunist i Koresë së Veriut, Kim Jong-un mund të ketë inskenuar qëllimisht vdekjen në mënyrë që të ekspozojë tradhtarët në rrethin e tij të brendshëm, ka pohuar një ekspert për Korenë e Veriut.

Pasi u zhduk nga jeta publike për 20 ditë, diktatori bëri një paraqitje publike të premten në hapjen e një fabrike riciklimi.

Gjatë kësaj periudhe kishte shumë spekulime për shëndetin e 36-vjeçarit, ndërsa raporte të ndryshme thoshin se lideri i regjimit mund të kishte vdekur. Të premten, rrjeti televiziv shtetëror KCNA njoftoi lideri kishte marrë pjesë në përfundimin e një fabrike në një rajon në veri të kryeqytetit Phenian.

Reporteri i Sky News Australia, James Morrow ka pohuar se despoti falsifikoi vdekjen e tij për të parë se si do të reagonte elita në Korenë e Veriut.

Kjo do ta lejonte të gjente “tradhëtarët” në mes e besnikëve të tij, vazhdoi ai, duke përshkruar lëvizjen si të drejtpërdrejtë nga “Libri i lojërave” të Joseph Stalin.

Diktatori sovjetik Stalin mbajti një kontroll të tmerrshëm mbi popullin e tij, saqë kur vdiq, kaluan disa ditë para se dikush të kishte guxim të hynte në dhomën e tij. “Ndoshta zhurmat për vdekjen e tij ishin ekzagjeruar shumë. Ai vendosi ta bënte këtë, për të parë sesi do të shkonin gjërat në lidhje me pushtetin, se cili do të përpiqej më shumë të merrte kontrollin”, thotë ai cituar nga “Daily Star”.

Në pamjet e fundit Kim dukej se kishte një shenjë misterioze injeksioni në parakrah, që bënte të spekulohej se kishte kryer një operacion në zemër. Një numër zëvendësimesh të mundshme përmendeshin në rast vdekjeje të Kim, duke përfshirë dhe motrën e tij Kim Yo-jong.

Tashmë James parashikon se Kim do të ashpërsojë më shumë dorën e tij kundër disidentëve. “Besoj se shumë shpejt do të ketë spastrime në Korenë e Veriut,” shton ai.

Profesor Natasha Lindstaedt nga Universiteti i Essex i bëri jehonë kësaj pikëpamje, duke paralajmëruar se Kim mund të lëshonte një valë ekzekutimesh të tmerrshme publike për të shtypur mosmarrëveshjet. Kim gjithashtu ka frikë të planifikojë një valë të re kërcënimesh bërthamore ndaj fqinjëve të tij në një përpjekje për të rivendosur mbisundimin.

Të shtunën, trupat e Koresë së Veriut dhe të Koresë së Jugut shkëmbyen zjarr me armë në Zonën e Demilitarizuar përgjatë kufirit midis dy shteteve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pikëpyetjet e mëdha në lidhje me shëndetin e tij

Kim Jong Un ka vdekur?