MENU
klinika

Ja ç'do të ndodhë në 7 maj

Qielli i Majit do të jetë i mbushur me surpriza!

04.05.2020 - 16:56

Qielli i muajit Maj do të jetë i mbushur me surpriza. Shkëlqimit të Afërditës do i zerë vendin Mërkuri, planeti që ndodhet edhe më pranë Diellit në sistemin tonë, i cili zakonisht është e vështirë të dallohet, por deri në fund të muajit do të shkëlqejë netët më shumë se asnjëherë.

Madje në 31 Maj do të perëndojë rreth 2 orë pas diellit. Por jo vetëm Mërkuri, edhe Marsi, Jupiteri dhe Saturni do të jenë protagonistë të qiellit, veçanërisht në pjesën e dytë të natës e deri në agim.

Këtë vit duket se do të jenë kushtet optimale për të vrojtuar dhe shijuar edhe yjet që bien, kryesisht në 7 Maj. Janë akuaridet, të cilat janë të gjeneruara nga mbetje të kometës Halley dhe parashikohen që të jenë më të dukshme pas orës 2 të natës.

Dhe së fundi, në gjysmën e dytë të muajit do të mund të shohim kalimin e stacionit hapësinor mbi Mesdhe, i cili ende në orbitën e tokës. Ndërsa satelitët e shumtë të Starlink të Elon Musk, mund të dallohen jo vetëm natën, por edhe gjatë orëve të ditës.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”