MENU
klinika

Ja sa raste të reja janë konfirmuar!

Rritet numri i të infektuarve në Krujë

10.05.2020 - 09:04

Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Krujë. Burime bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit është konfirmuar me COVID-19 një burrë, i cili ka patur kontakt me rastet e tjera të infektuara. Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e personit të infektuar. Kështu, numri i aktiv i të infektuarve në Krujë ka shkuar në 64.

856 të infektuar, 31 viktima dhe 627 persona të shëruar ky është bilanci i koronavirusit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije dje se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar vetëm 6 raste të reja. Harta është zgjeruar me 3 raste në Krujë dhe 3 raste në Tiranë, duke shënuar në total 856 të infektuar. Ndërsa 7 pacientë janë shëruar, duke çuar totalin në 627 persona.