Vetëm 7.3% e popullsisë së kryeqytetit suedez Stokholmi ka zhvilluan antitrupa ndaj koronavirusit.
Studimi zyrtar u krye në një kampion prej 1,118 testesh të kryera brenda një jave.
Sipas Anders Tegnell, epidemiologu suedez në krye të strategjisë së kontrollit të pandemisë pa bllokime dhe izolime në vendin skandinav, numrat janë më të ulët se sa pritej.
Përqindja është “pak më e ulët” sesa pritej “por jo shumë, mbase një ose dy pikë përqindje,” shpjegoi Tegnell.
Sipas një hulumtimi mbi biosigurinë i kryer nga Universiteti i New South Wales në Australi, “imuniteti i tufës është një mit”.
Shkencëtarët kanë sqaruar se, nëse do të hiqnim dorë nga kufizimet dhe bllokimet si masa sigurie për të frenuar infeksionin e koronavirusit dhe do të ekspozoheshim vullnetarisht, në mënyrë që të imunizoheshim natyralisht, do të kishte një numër shumë herë më të madh vdekjesh, do të thellohej kriza ekonomike si dhe do të ricikloheshin pandemi të tjera.
Sipas studiuesve australianë, për më tepër, “do të kishte një rritje të mprehtë të infeksioneve dhe sistemi shëndetësor do të ndikohej shumë seriozisht duke u futur në kolaps”.