MENU
klinika

Çfarë është "Proxima B"?

Shkencëtarët konfirmojnë një zbulim të jashtëzakonshëm

29.05.2020 - 16:22

Shkencëtarët kanë bërë një zbulim të jashtëzakonshëm; kanë konfirmuar prezencën e Proxima b, një planet të ngjashëm me Tokën, vetëm 4,2 vite dritë larg Diellit.

Planeti ka masë 1,17 herë më të madhe se Toka dhe ndodhet në zonën e banueshme të Proxima Centauri që ka një cikël orbite 11 ditor.

Proxima b u zbulua fillimisht në 2016 me anë të HARPS, kërkuesin e planeteve të dizenjuar nga ESO, por u vërtetua me një tjetër pajisje, të quajtur ESPRESSO që ka një saktësi 3 herë më të lartë.

Analizat e reja vërtetuan se bota e largët merr pothuajse të njëjtën energji nga ylli i saj, sa Toka nga Dielli.

Kjo do të thotë se uji në këtë planet mund të jetë në gjendje të lëngët dhe mund të jetë i përshtatshëm për jetë.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”