MENU
klinika

“Do na ndihmojë të kuptojmë pse COVID-19…"

Shkencëtarët nisin studimin për zgjidhjen e enigmës më të madhe të koronavirusit

13.05.2020 - 13:06

Shkencetaret britanikë do të studiojnë gjenet e mijëra pacientëve të infektuar nga COVID-19, në përpjekje për të hedhur dritë në ate qe konsiderohet si një nga enigmat më të mëdha të kësaj pandemie: pse koronavirusi vret disa njerëz, ndërsa disa të tjerëve nuk u jep asnjë dhimbje koke, pra janë simptomatik?

Shkencetaret nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar do të rendisin kodin gjenetik të njerëzve, që u sëmurën rëndë me COVID-19 dhe do t’i krahasojnë gjenomet e tyre me ata qëkishin simptoma të lehta ose ishin asimptomatikë.

Shkencëtarët thone se njohuritë e tyre për koronavirusin, i cili u shfaq në Kinë vitin e kaluar janë akoma të pakta edhe pse theksojnë se është e habitshme se si mund të jetë kaq vdekjeprurëse për disa, por aq e butë për të tjerët.

“Ne mendojmë se do të ketë të dhëna në gjenom që do të na ndihmojnë të kuptojmë se si sëmundja po vret njerëz”, i tha Reuters, Kenneth Baillie, një mjek i kujdesit intensiv që po udhëheq studimin në Universitetin e Edinburgh.

Gjenomi është grupi i plotë i një organizmi të acidit deoksiribonukleik, ose ADN dhe tek njerëzit ai përmban rreth 3 miliardë çifte bazë të ADN-së.

“Por krahasimi i tyre mund të jetë i vështirë. Ekzistojnë 4 milion deri në 5 milion ndryshime midis dy njerëz, kështu që shkencëtarët kanë nevojë për një mostër të madhe”, tha Baillie.

“Ne nuk dimë shkaqet pse njerëzit sëmuren dhe vdesin nga kjo sëmundje,” tha ai.

Baillie do të punojë me njësitë e kujdesit intensiv në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, Genomics England dhe në nivel global për kërkimin e gjenetikës, që njihet si Gjenetika e Ndjeshmërisë dhe Vdekshmërisë në Kujdesin Kritik, ose GenOMICC.

“Duke pare tërë gjenomin, ne mund të zbulojmë terapi të reja që mund të zvogëlojnë dëmin, të shpëtojnë jetë dhe madje të parandalojnë shpërthimet e ardhshme,” tha Mark Caulfield, shkencëtar kryesor në Genomics England.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Koronavirusi/ “Skenari i pritshëm nuk na lejon të qetësohemi”

Komisioni Europian thirrje shteteve anëtare: Përgatituni për valën e dytë të infeksionit!