MENU
klinika

Kredia për ekonominë

Shuhet efekti i forcimit të euros

29.05.2020 - 13:44

Stabilizimi i kursit të euros ka ulur sërish vlerën e portofolit të kredisë në muajin prill. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kredia ka zbritur në vlerën e 578 miliardë lekëve, aq sa kishte qenë në shkurt.

Mbiçmimi i fortë i euros në javët e fundit të marsit dha një ndikim të ndjeshëm statistikor në portofolin e kredisë, që raportohet në lekë, duke e çuar atë në kufijtë e afro 598 milionë lekëve. Por, kthimi i euros në nivelet e mëparshme ka dhënë një efekt të ngjashëm edhe në portfolin e kredisë.

Në kushtet e paralizimit të aktivitetit ekonomik, kreditimi normal pothuajse është stopuar në muajt e fundit. Fokusi i bankave është zhvendosur në menaxhimin e procesit të ristrukturimit të kredive, si edhe në zbatimin e skemave të garancisë sovrane të dhëna nga qeveria shqiptare.

Këto skema kanë qenë shpresa kryesore për të ruajtur një lloj vijimësia të huadhënies gjatë muajve të krizës, por kontributi i tyre, të paktën në muajin prill, duket se ka qenë i kufizuar. Skema e parë e garancisë ofrohej vetëm për pagat e punonjësve dhe nuk ngjalli shumë interes të bizneseve, të paktën derisa qeveria vendosi të merrte përsipër pagesën e interesit të kredive.

Ndërkohë, skema e dytë që u miratua në mesin e muajit maj synon të mbështesë rimëkëmbjen e aktivitetit të bizneseve, me financim për likuiditet. Por, kjo linjë do të garantojë vetëm 60% të kredisë, ndërsa normat e interesit do të jenë pothuajse në termat e tregut. Kushtet e skemës janë larg kërkesave që pati paraqitur sipërmarrja, megjithatë rezultatet ngelen për t’u parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vendimi i plotë/ Si duhet vepruar?

Shtyhet pagesa e kredive, kategoritë që përfitojnë

Paga e luftës/ Ndryshon VKM për paketën e dytë

Financat: Kush është pushuar nga puna përfiton 40 mijë lekë


Qeveria e pranon: Duhet disiplinim! (DEBATET)

Nëndeklarimi i pagave po rrezikon pensionet!

Projekti më i financuar në vitin 2023

Sa ka kushtuar tuneli i Llogarasë?