MENU
klinika

Përditësimi i MSH

Situata ‘COVID-19’ në vend/ Sot dita me numrin më të ulët

18.05.2020 - 10:17

Sot është numri më i ulët ditor i të prekurve që nga fillimi i epidemisë. Situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme, mbështetur në identifikimin e rasteve të reja, hetimin aktiv të tyre dhe numrin e pacientëve që po trajtohen në spital, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Dita e sotme ka shënuar numrin më të ulët të rasteve të reja me Covid-19.

Janë testuar 168 qytetarë si të dyshuar si të prekur me Covid19 dhe kanë rezultuar pozitivë 2 qytetarë, në Qarkun Durrës.

Të shëruar – Në 24 orë janë shëruar 12 pacientë dhe tashmë janë rikuperuar 77% e të gjitha rasteve.

Në spital – Gjendja në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.

Raste aktive – Aktualisht janë 190 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Testime – Deri më sot janë kryer mbi 12,500 testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 948 qytetarë.

COVID-19 – Statistika (18 Maj 2020)

Testime totale 12722

Raste pozitive 948

Raste të shëruara 727

Raste Aktive 190

Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 69

Krujë 44

Durrës 31

Shkodër 15

Kamëz 12

Berat 10

Fier 4

Elbasan 2

Kurbin 1

Mirditë 1

Korçë 1

Në kushtet e lehtësimit të masave, zgjerimit të fashave orare të lëvizjes, heqjen e të gjitha autorizimeve të lëvizjes, ekspozimi ndaj infeksionit rritet shumë dhe barra e çdo individi për të ruajtur veten e të tjerët gjithashtu.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregohen të përgjegjshëm, duke respektuar distancimin fizik, duke ruajtur higjienën personale, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, ndërsa bizneset duhet të zbatojnë protokollet strikte.

Qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.

Për informacion në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.