MENU
klinika

Ja si do të procedohet

Sot riatdhesohen 150 persona nga SHBA-të në Kosovë

09.05.2020 - 11:42

150 persona do të kthehen sot rreth orës 13:30 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë. Ata sipas procedurave pritet t’i nënshtrohen karantinimit, ku do të qëndrojë vetëm 7 ditë.

IKSHPK-ja ka vendosur që punëtorët shëndetësorë të QKMF-së, të përcjellin gjendjen shëndetësore të personave të vendosur në karantinë dhe të bëhet testimi i tyre në ditën e shtatë pas arritjes.

Personat që konfirmohen pozitivë me koronavirus, por janë pa shenja klinike, është vendosur që të mbahen në izolim deri në shërimin e plotë të tyre, e nëse kanë simptoma të rënda klinike, të hospitalizohen në Klinikën Infektive. Ndërkaq ata të cilët konfirmohen negativë, rekomandohet të vetizolohen në shtëpi 14 ditë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Palmer mesazh të qartë Kosovës e Serbisë

“Bashkëpunoni në luftë kundër koronavirusit”