MENU
klinika

Çfarë zbulojnë studiuesit?

Studimi rus tregon pse foshnjat nuk infektohen nga koronavirusi

30.05.2020 - 12:57

Shkencëtarët rusë pretendojnë se foshnjat janë më pak të prekura nga koronavirusi për shkak të proteinës që gjendet në qumështin e gjirit, të cilat mbrojnë sistemin e tyre imunitar.

Studiuesi i Institutit të Biologjisë së Gjeneve të Akademisë Ruse të Shkencave, Igor Goldman tha për News.ru se “kemi parë vetëm raste të izoluara të infektimit të bebeve nga koronavirusi, dhe kjo na dha idenë për të testuar laktoferinën, proteinën e qumështit të gjirit që mbron sistemin imunitar të pazhvilluar të bebeve kundër bakterieve dhe viruseve.”

Laktoferrina vepron si një stimulues imuniteti që mund të përmirësojë aftësinë e njeriut për të luftuar viruset, jo vetëm tek foshnjat por edhe tek të rriturit, sipas shkencëtarëve. Gjithashtu ai tha se një proteinë gjenetikisht e modifikuar me atë njerëzore në vitin 2007, e marrë nga qumështi i dhisë, ka aftësinë për të penguar aktivitetin e viruseve si rotavirus, hepatiti C dhe HIV.

Proteina e quajtur neolactoferrin, thuhet se ka veti anti-bakteriale, anti-virale dhe anti-kërpudhor dhe sipas shkencëtarëve, kjo mund të stimulojë imunitetin adaptiv tek njerëzit që janë prekur nga Covid-19, duke lehtësuar ashpërsinë e simptomave që ata kanë.

Ata gjithashtu besojnë se proteina mund të na mbrojë nga infektimi me Covid-19 dhe të veprojë në mënyrë të ngjashme me një vaksinë. “Ideja për ta përdorur kundër një infeksioni viral siç është Covid-19 ka një bazë shkencore të rrënjosur në një studim dekadash të neolaktoferrinës të kryer së bashku me Institutin.“, tha Goldman.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Letra e mjekut italian po bën xhiron e rrjetit

“Fëmijë, mos kini frikë nga koronavirusi!”

Ish-trajneri i Italisë në ankth

“Kanë humbur jetën më shumë nga sa thonë”