MENU
klinika

"Moxie"

Tani një robot mund t’i ndihmojë fëmijët për detyrat!

17.05.2020 - 13:04

Pajisja e fundit që mund ta ndihmojë një fëmijë me detyrat e shtëpisë, është një robot që peshon tre kilogramë, i cili diket se vjen drejt e nga filmi Pixar.

Ky robot quhet Moxie dhe është mjaft i shtrenjtë, pasi kushton 1,500 euro, derisa duhet paguar nga 50 euro tjera për çdo javë.

Sipas kompanisë së robotikës dhe algoritmit pas Moxie, thuhet se roboti do t’ju mësojë fëmijëve të moshave gjashtë deri në nëntë duke përdorur tema javore dhe mësime të krijuara për të promovuar të mësuarit njohjes, emocioneve dhe shoqërimin. Fëmijët do të kenë për detyrë të ndihmojnë Moxie të hulumtojë dhe mësojë përvojat njerëzore dhe aftësitë për jetë, si të mësosh fjalë të reja ose të bisedosh për përvoja të rëndësishme, thjeshtë si të shkosh te dentisti.

Prindërit do të jenë në gjendje të kontrollojnë Moxie përmes një “aplikacioni të prindërve”, i cili do t’i lejojë ata të kontrollojnë përparimin e fëmijës së tyre dhe të kufizojnë përdorimin e Moxie.Derisa çështja e sigurisë është shumë e rëndësishme për në botën digjitale, me Moxie nuk pritet të jetë problem, sepse qasje në të dhënat e fëmijëve mund të kenë vetëm prindërit dhe kujdestarët. Mund të konsiderohet si një robot shumë i avancuar për mësimin e fëmijëve, ndërsa është në dispozicion gjatë vjeshtës, vetëm se është pak problem çmimi që do ta ketë

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”