MENU
klinika

Kadastra kërkesë Kuvendit

“Të shtyhet afati i përfundimit të rivlerësimit të pronave”

06.05.2020 - 09:03

Kadastra Shqiptare ka bërë kërkesë pranë Kuvendit për të shtyrë afatin për Rivlerësimin e pronave. Kërkesa është bërë pak ditë më parë pasi gjatë këtyre dy muajve procesi i rivlerësimit thuajse nuk ka funksionuar për shkak se shumë aktivitete u mbyllën, qarkullimi u mbyll, po ashtu edhe sportelet e administratës pjesërisht u mbyllën për të mos lejuar përhapjen e COVID-19.

Ky rivlerësim është parashikuar të zgjasë deri më 30 shtator të këtij viti dhe mendohet të sjellë në buxhet rreth 6 miliardë lekë, në vitin 2020.

Bllokimi i qarkullimit po ashtu ka vështirësuar edhe mundësinë që kishin qytetarët për të mbledhur dokumentacionin e nevojshëm, për të kryer këtë proces.

Përgjatë muajve shkurt dhe mars ishte parashikuar të kryhej procesi i rivlerësimit për ata qytetarë që kishin proceduar emergjente si vendosja e pronës në bankë si kolateral apo me qëllim shitjen e pronës së tyre.

Po të njëjtat burime thonë se nuk ka një afat të përcaktuar se për sa kohë duhet të shtyhet ky proces. Kjo mundësi u ofrohet të paktën 50 mijë banesave. Ata që do të bëjnë rivlerësimin do të paguajnë tatimin në vlerën e 3% të diferencës mes çmimit me të cilin është blerë një apartament apo një pronë tjetër e paluajtshme dhe atij me të cilin do ta shesin atë, nga 15% që është normalisht.

Ndërsa personat juridikë, për këtë rivlerësim, do të paguajnë 5 për qind të diferencës ndërmjet vlerës së rivlerësimit dhe vlerës kontabël të regjistruar, për pasuritë e paluajtshme, gjithnjë 3 herë më pak se tatimi aktual.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Kostot e prodhimit të produkteve po rriten më ngadalë

Si pritet të jenë çmimet për festa?

Lehtësohen lejet e ndërtimit në fshat

Detaje nga projektligji i qeverisë për faljen e gjobave

Balluku zbulon objektivin për 2025-ën

10 milionë pasagjerë brenda vitit në Rinas

Dhjetëra njësi administrative pa fëmijë

Si po shuhet Jugu i vendit! Popullsia, drejt plakjes