MENU
klinika

Ja sa qëndroi në ajër gjatë fluturimit të parë

Testohet avioni elektrik më i madh në botë

29.05.2020 - 16:20

Nga analizat e shumta, sektori i aviacionit konsiderohet nga përgjegjësit kryesorë për shtimin e gazrave të dëmshëm në atmosferë.

Por avionët elektrikë shihen si opsioni më ekologjik dhe janë testuar për herë të parë në fluturimin në ajër.

Ka nisur një garë mes kompanive të ndryshme të aeronautikës, mbi gjetjen e alternativa më të gjelbra të fluturimit me avion. Në qiejt e Uashingtonit në Amerikë, u ngrit aeroplani elektrik më i madh në botë për të kryer fluturimin e parë. Me kapacitetin për të transportuar 9 pasagjerë, ai përdor energjinë e baterive dhe erës për të lëvizur, dhe jo karburant, duke mos e ndotur kështu ambientin.

kolana e librave

Motori i avionit me 750 kuaj-fuqi arriti të enjten në ajër shpejtësinë 180 kilometra në orë. Mjeti u drejtua nga një pilot përgjatë 30 minutave, pa persona të tjerë në bord. Firma prodhuese e motorit, magniX, dhe prodhuesi i avionit, AeroTEC, thonë se fluturimet për klientët mund të mundësohen nga viti 2021. Vitin e kaluar një tjetër avion elektrik fluturoi në hapësirën kanadeze për 15 minuta.

Sipas tyre projekti i fundit rrit shpresat që në një të ardhme të afërt industria e transportit ajror mund të kalojë drejt burimeve tërësisht të gjelbra, me një kosto të ulët si ekologjike, edhe financiare.