MENU
klinika

Robert Berisha uron të bijën për ditëlindje

“Ti je dashuria e mamit dhe babit”

15.05.2020 - 12:24

Rene, vajza e këngëtarit Robert Berisha dhe Nora Instrefi sot feston ditëlindjen, e sigurisht mes urimeve të shumta nuk kishte si të mungonte urimi i babait të saj.

Këngëtari publikoi një video në ‘Instagram’, ku shfaqet duke intepretuar këngën e ditëlindjes në piano, ndërsa Rene qëndron pranë tij.

“Të të kem ty fëmijë më bëri të kuptoj se sa e bukur është jeta. Buzëqeshja jote gjithmonë ma ndriçon ditën. Talentet tua dhe personaliteti i adhurueshëm mund të shkrijë një mal. Ti je e ëmbël, fenomenale dhe e mahnitshme e mbështjellë në një paketë që unë e quaj, bijë. Ti ke qenë gjithmonë dashuria e mamit dhe e babit. Gëzuar ditëlindjen Renee”, ka shkruar Roberti bashkangjitur videos.

Në postimin e këngëtarit nuk munguan urimet e shumta nga VIP-at, ku mes tyre bie në sy ai i këngëtares Era Istrefi.