Rregullat janë bërë për t’u thyer dhe qytetarët e Francës nuk kanë duruar më. Në kuadër të masave për të parandaluar përhapjen e Covid-19, Qeveria Franceze vendosi të pezullojë çdo grumbullim masiv të paktën deri më 10 korrik.
Por kjo nuk i ka ndalur këta qytetarë që të ndjekin nga afër një ndeshje futbolli. Rreth 400 persona ndoqën nga afër një ndeshje amatorësh në qytetin e Strasburgut, por festa u ndal shumë shpejt pasi ndërhyrja e policisë shpërndau turmën dhe disa prej tifozëve përfunduan në polici.
Revolta qytetare ishte e madhe dhe në Zvicër. Pavarësisht se njihen si një ndër shtetet më demokratike dhe me ligjet më të forta në botë, 1000 persona vendosen që të thyejnë rregullat për të ndjekur një ndeshje futbolli.
Një tjetër panoramë na vjen nga Ishujt Faraoe. Klubet duket se kanë gjetur akordin për të pasur tifozë në shkallët e stadiumit, natyrisht duke respektuar distancimin fizik. Kjo video e mëposhtme nuk ka lidhje me atë më lart.
Halftime in Fuglafjørður. HB Tórshavn lead ÍF Fuglafjørður 3-0. This is the mood at halftime ?#beautiful pic.twitter.com/vkz3GWoR0V
— Tróndur Arge (@ArgeTrondur) May 17, 2020